Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi në Kuvend se Shqipëria iu ka bashkuar vendeve që kanë bllokuar vizitën e ministrit të jashtëm rus, Sergey Lavrov. Një nga korridorët ajrorë që u bllokuan ishte pikërisht ai që kalon mes përmes Shqipërisë. Shqipëria iu bashkua vendeve që bllokuan ardhjen e Lavrovit. Një korridor ajror që u bllokua ishte ai që kalon përmes Shqipërisë. Nuk u dha drita jeshile. Ne drejtojmë Shtetin. Ne kemi presidencën e KS në OKB. E kemi thënë shumë qartë. Pozicion më të qartë nuk ka. Ne kemi dënuar atë që ka ndodhur në Kosovë, në Bosnje. Harrojeni që do ngjallni Sali Berishën me histori rezolutash. Më 11 korrik kemi planifikuar rezolutën për Srebrencicën. Jo dy gisht letër si ajo e juaja”, saktësoi, Taulant Balla.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …