Gazeta gjermane “Tages Anzeiger Zeitung” i kushton vëmendje perspektivës më të qartë kohore të integrimit të Serbisë në BE. TAZ thekson se Brukseli dhe Berlini mendojnë se Serbia është një faktor stabiliteti në Ballkan, por e kundërta është e vërtetë.”Serbia dhe Mali i Zi do të mund të pranohen në vitin 2025. Po pse pikërisht vendet ku fjalën e kanë BE dhe institucionet ndërkombëtare janë të fundit në radhë? Në Kosovë dhe në Bosnje ka një administratë ndërkombëtare, polici ndërkombëtare, misione të shtetit ligjor, trupa ndërkombëtare. Pikërisht që këto shtete janë të fundit në radhë dhe kosovarët ende duhet të marrin vizë për në BE, është një dështim i paparë.” taz nënvizon se luftën kundër korrupsionit nuk e ka fituar njeri, dhe se të rinj të shkolluar largohen nga Ballkani për të ndërtuar një jetë të re në Gjermani, Austri, vendet skandinave dhe shtron pyetjen se “pse nderon kancelarja Merkel njeriun e fortë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që e ka kthyer Serbinë në një “demokraturë”, që refuzon përballjen me krimet e përgjakshme të viteve 90-të?” “Me sa duket ende ekziston përfytyrimi i gabuar, se Serbia është një faktor stabiliteti në Ballkan. Por nga koha e Millosheviqit në vitin 1991 duhej të dihej ndërkohë, se e kundërta është e vërtetë. Serbia nuk ka hequr dorë nga rifitimi i Kosovës, dhe ndarjen e Bosnje-Hercegovinës përgjatë linjës së frontit të vitit 1995…”
Kontrolloni gjithashtu
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …