Të akuzuarit e aferës së EULEX-it dhe jugomedieve, e quajtur “Pronto” janë liruar nga akuzat, pasi nuk është provuar se kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar. Shumica e të akuzuarve në rastin e njohur si afera ”Pronto” kanë munguar në gjykatë pak minuta para se trupi gjykues të shpallte vendimin lirues për këtë rast. E pranishme në këtë seancë ishte prokurorja speciale, Drita Hajdari dhe mbrojtësit e të akuzuarve. Afera e quajtur pronto filloi në bazë të një incizimi të fshehtë që u kishte bërë EULEX-i disa zyrtarëve të lartë të Qeverisë Thaçi. Bisedat e tyre telefonike për probleme të caktuara u paragjykuan si vepra penale për çka edhe u ndoqën, u demonizuan dhe u poshtëruan në të gjitha jugo-mediet shqip të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave
Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …