LVV-Gjyq

Të akuzuarit për rastin e përmbysjes së veturave të EULEX-it, janë liruar nga masa e paraburgimit

Të akuzuarit për rastin e përmbysjes së veturave të EULEX-it janë liruar nga masa e paraburgimit. Me këtë rast janë liruar:  Dardan Molliqaj, Glauk Konjufca, Frashër Krasniqi dhe disa të akuzuar tjerë, shumica prej të cilëve janë mbajtur një muaj në paraburgim. Gjyqtari, me rastin e lirimit nuk e ka marrë për bazë as deklaratën e Dardan Molliqajt i cili gjatë fjalës së tij në gjykim ka deklaruar se nëse lirohet asnjëherë nuk do të shkojë sërish në seancë. Për këtë vepër kundërvajtëse, e cila është kryer  në vitin 2009 akuzohen 13 aktivistë të Vetëvendosjes, në mesin e tyre është edhe Xhelal Sveçla, drejtor i Inspektimit në komunën e Prishtinës, i arrestuar sot nga policia për shkak se nuk iu kishte përgjigjur asnjëherë ftesës së Gjykatës. Shumica e të akuzuarve ishin arrestuar para protestës së opozitës së 17 shkurtit.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …