Të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë rikthehen në gjykatë më 17 prill

Pesë muaj pas shqyrtimit fillestar, Vlladimir Tolliq, Bllagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, do të dalin sërish para gjykatës. Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për konfirmimin e aktakuzës, duke hapur rrugën për zhvillimin e shqyrtimit gjyqësor. Seanca është caktuar për datën 17 prill 2025, në ora 09:30. Pavarësisht interesit të lartë publik, familja e rreshterit të vrarë në sulmin e Banjskës ende nuk është njoftuar për këtë seancë.  Të akuzuarit nuk kanë pranuar fajësinë gjatë shqyrtimit fillestar në tetor të vitit të kaluar, ndërsa mbetet pezull edhe procesi gjyqësor ndaj 42 të tjerëve të akuzuar për të njëjtën çështje. “Gjykata Supreme ka lënë në diskrecion të gjykatës së shkallës së parë dhe kryetarit të trupit gjykues të vendosë për procedimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Prehu i qetë, prof. i nderuar Ahmet Qeriqi, në tokën tënde të lirë shqiptare

Intelektuali i shquar, Atdhetari i dëshmuar, Profesori i mrekullueshëm, Drejtori i Radio Kosovës së Lirë, …