Qendra
Turistike e Skijimit në Brezovicë, vazhdon të menaxhohet nga strukturat e
Beogradit, që nënkupton se të gjitha të ardhurat nga kjo ndërmarrje shoqërore
derdhen në fonde të Serbisë. Drejtoria e kësaj ndërmarrje nuk jep llogari tek
autoritetet komunale të Shtërpces dhe as nuk i paguan obligimet e saj tatimore
si biznes brenda kësaj komune. Mësohet se borxhi i Qendrës së Skijimit ndaj
Administratës Tatimore të Kosovës, kap shifrën e 4 milionë e gjysmë eurosh. Sipas
Beqir Fejzullahut, nënkryetar i komunës së Shtërpcës, ndërmarrja shoqërore ‘Inex’
në Brezovicë, vazhdon të menaxhohet nga strukturat paralele serbe, pa dhënë
ndonjë llogari tek organet komunale.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …