Të armatosur deri në dhëmbë, pjesëtarët e Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), në kanë zhvilluar sot një aksion brenda zyrave të Organizatës së Veteraneve të Luftës. Ende nuk dihet arsyeja e bastisjes së këtyre zyrave, mirëpo rikujtojmë se së fundi në këto zyra kanë qarkulluar dosje të Gjykatës Speciale. Njësia Speciale e EULEX-it është duke asistuar në urdhrat e dhënë nga Gjykata Speciale. Dje ndodhi arrestimi i parë nga ky njësit, ku Salih Mustafa u nis menjëherë për në Hagë, ku së shpejti do të dalë para trupit gjykues si i akuzuar për krime lufte. Afër zyrave të OVL të UÇK-së, ka arritur edhe Policia e Kosovës. Ndonëse nuk është përfshirë në aksionin bashkë me EULEX-in, ajo po qëndron në gjendje gatishmërie për të ndërhyrë në rast nevoje. Deri tani, Gjykata Speciale është duke bashkëpunuar vetëm me EULEX-in, ku dje ndodhi arrestimi i parë nga kjo gjykatë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …