Të arrestuarit në uzinën ushtarake në Gramsh, dyshohet se janë anëtar të shërbimit sekret ushtarak rus – GRU

Mediet në Shqipëri njoftojnë se ka dyshime se të arrestuarit në uzinën ushtarake në Gramsh, dyshohet se janë anëtar të shërbimit sekret ushtarak rus – GRU. Top Chanel njofton se Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit bashkë me shërbimet sekrete janë duke hetuar disa pista në lidhje me tre rusët e kapur në uzinën ushtarake të Gramshit dhe i kanë deklruar gazetarit të tyre se ka tregues sipas të cilëve të arrestuarit në uzinën ushtarake në Gramsh, të kamufluar si blogerë, se janë të mirë-trajnuar për operacione spiunazhi. “Shërbimet inteligjente shqiptare kanë në dorë një provë të rëndësishme në këtë hetim. Makinën me të cilën kanë mbërritur rusët në vendin tonë. Nëse ata kanë hyrë nga pika e Muriqanit dyshohet se janë pjesë e stacionit të GRU në Beograd. Prej kohës shërbimet inteligjente shqiptare kanë zbuluar se GRU ka edhe një degë aktive në Malin e Zi nga ku urdhërohen e drejtohen operacionet e spiunazhit brenda territorit të Shqipërisë. Ndërsa agjencia ruse e inteligjencës SVR, e cila merret me misione zbulimi jashtë Rusisë përmes një stacioni sekret në Nish të Malit të Zi, është angazhuar në misione zbulimi në Shqipëri” njofton Top Chanel.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …