Të dhënat zyrtare në Angli tregojnë se shqiptarët janë kombësia më e madhe e huaj në burgjet e këtij shteti

Mediet në Angli  kanë publikuar një artikull sipas të cilit një operacion sekret për ndalimin e bosëve kriminelë shqiptarë që veprojnë në Britani i koduar “Crime State Nexus” ka nisur prej disa kohësh nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Projekti i nisur nga zyrtarë në Ministrinë e Jashtme dhe të Brendshme ka si synim për të ekspozuar dhe vënë në shënjestër politikanët e korruptuar në Ballkan të lidhur me krimin e organizuar. Detajet e operacionit u zbuluan në dokumentet gjyqësore të qeverisë, në lidhje me një betejë ligjore mbi vendim për të ndaluar hyrjen në Britani të ish-kryeministrit Sali Berisha. Bandat shqiptare u përshkruan në dokumentet ligjore si një ‘kërcënim akut’ për Britaninë pasi janë  ‘shumë të përhapura në krimin e organizuar nëpërmjet përfshirjes së tyre në tregtinë e kokainës, kontrabandës së njerëzve dhe prostitucionit”. Gazetat citojnë gjithashtu se të dhënat tregojnë se shqiptarët janë kombësia më e madhe e huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar. Britania e Madhe i ndaloi hyrjen në vend të ish-presidentit shqiptar Sali Berisha në korrik të vitit 2022, vendim të cilin ai e apeloi në Komisionin Special të Apelit të Emigracionit në Londër. Komisioni do të shprehet për këtë çështje muajin e ardhshëm. ( Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …