Sot bëhen 18 vjet nga fillimi i fushatës së bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe

Të dielën bëhen plotë dy dekada nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore serbe

Të dielën mbushen 20 vite nga fillimi i sulmeve ajrore kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë. Rreth orës 19:45 të datës 24 mars të vitit 1999 aeroplanët e NATO-s i hedhën bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish JugosllavisëSiç dihet urdhrin për fillimin e bombarduese e kishte dhënë Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Ai cili po atë natë i është drejtuar popullit të tij me një fjalim historik, duke thënë së e ka dhenë këtë urdhër si mundësi e vetme për ta ndaluar luftën, krimet dhe spastrimin etnik që është duke e bërë Serbia në Kosovë. “Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por kryetari Millosheviq, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”, kishte thënë Clinton. Sulmet ajrore kundër forcave serbe kanë vazhduar deri me 11 qershor kur u arrit marrëveshja e Kumanovës, që ndryhet njihet si kapitullimi i Milllosheviqit. Përndryshe kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga themelimi i saj, e cila njihet edhe si ndërhyrja historike.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …