leoni

Ujësjellësi rajonal Prishtina ka bërë të ditur se cilësia e ujit të pijes është njëqind për qind i sigurt për konsum

Të dielën ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të shërbimit

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a. njofton konsumatorët e zonave të shërbimit: Kishnicë, Graçanicë, Hajvali, Veternik, Miradi e Epërme, Mati dhe  Lagjja e Spitalit në Prishtinë se të dielën më 5 qershor do të kenë për 12 orë ( 07:00-19:00) ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Zonat që do të kenë reduktime të kohë pas kohshme brenda 12 orëve janë lagjet: Bregu i Diellit, Muhaxhirët, Dodona, Sofalia, Ulpiana, Dardania, Aktash.

Në zonat me reduktime, mund të hyjë edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), por në KUR Prishtina premtojnë se do të bëjnë përpjekje maksimale që me mundësitë teknike operative të sistemit, të furnizojmn spitalin nga ndonjë sistem tjetër, ashtu siç kanë vepruar edhe herave tjera.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë të pijshëm janë punimet teknike në kuadër të fazës së dytë të investimeve, konkretisht kyçja e tubave DN 600 dhe DN 400  te fabrika e përpunimit të ujit në Badoc, objekti i ri i filtrave.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë opozitare

Deputetët flasin për detyrimet e mundshme financiare të Kosovës

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare, ku do të diskutohet lidhur me detyrimet e mundshme …