Të dielën, me 29 maj, në Gorozhup të Prizrenit do të mbahet një manifestim përkujtimor kushtuar 17-vjetorit të rënies heroike të 25 Dëshmorëve të Kombit të Brigadës 128 në Zonën Operative të Pashtrikut. Ky manifestim, nën patronatin e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, do të mbahet në fshatin Gorozhup, duke filluar nga ora 13:00.
