Deputetët
e Frontit Kombëtar të drejtuar nga Marine le Pen, kanë paraqitur
propozim-rezolutë për ndërprerjen e bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në
BE, bëjnë të ditur burimet e gazetës ‘Danas’. Në tekstin e kësaj projekt-rezolute
vlerësohet se po vonohet përparimi në kapitujt negociues, duke përmendur mospajtimet
e mëdha rreth statusit të Kosovës, çështjet e të drejtave të njeriut si dhe
marrëdhëniet diplomatike e strategjike me Rusinë. Deputetët e kësaj partie të
djathtë franceze kanë tërhequr vërejtjen se anëtarësimi i Serbisë në BE do të rrezikonte
marrëdhëniet midis vendeve që kanë qenë dikur pjesë e Jugosllavisë dhe Rusisë.
Projekt-rezoluta bën thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve për
anëtarësimin e Serbisë në BE. Poashtu, deputetët francez të Frontit Kombëtar i
kanë kërkuar kryetarit të Parlamentit Evropian, Martin Schulz që projektrezolutën
ta dërgojë në Komisionin Evropian, në Këshillin e Evropës dhe tek shtetet anëtare
të BE-së.
Kontrolloni gjithashtu
Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar ‘Starlink’ është funksional edhe në Kosovë
Miliarderi amerikan, Elon Musk ka njoftuar se rrjeti i tij privat satelitor i internet, Starlink, …