Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot me kryetarët e grupeve parlamentare, ka marrë vendim që të enjten, më 29 shtator, të mbahet seanca e ardhshme e Kuvendit të Kosovës. Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, i cili ishte i pranishëm në këtë mbledhje, tha për mediet se Kosova është çliruar nga një ankth, meqë demarkacioni nuk është në rend dite. Mendoj që Qeveria ka hequr dorë nga ky version dhe mu për këtë nuk po e shihni në rend dite. Në rend dite nuk ka ndonjë çështje që mund të përfitojnë qytetarët, por koalicioni qeverisës për interesa të ngushta ka nguti”. Më tej, ai ka deklaruar se në Kuvend duhet të debatohet çështjet që janë në interes të vendit, e jo të individëve, sepse versioni i demarkacionit është i vdekur.
Kontrolloni gjithashtu
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin
Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …