Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se të enjten janë testuar gjithsej 401 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 207 raste pozitive me Covid-19. Numri total i rasteve pozitive është 4.307 raste nga 26.916 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 94 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. “Më 09 korrik 2020, janë shëruar 32 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.095 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.118”, ka njoftuar IKSHPK-ja.
