Të enjten ministri i Inovacionit, Besim Beqaj lanson Fondin për Inovacion dhe Ndërmarrësi

Të enjten ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj lanson Fondin për Inovacion dhe Ndërmarrësi

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në kuadër të angazhimeve në përkrahje të inovacionit dhe ndërmarrësisë, ditën e enjte më 17 maj, lanson “Fondin për Inovacion dhe Ndërmarrësi” për organizatat jo qeveritare, që fushë të veprimtarisë së tyre e kanë inovacionin. Kjo ngjarje pritet të mbledhë përfaqësues të komunitetit të inovacionit dhe ndërmarrësisë, të cilët do të informohen më mënyrën e përfitimit të fondeve nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, me anë të projekteve të tyre që për qëllim kanë promovimin e zhvillimit të inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Me këtë rast, ministri Besim Beqaj ka ftuar në këtë ngjarje të gjithë të interesuarit, duke siguruar se do të ketë mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në promovimin e zhvillimit të inovacionit dhe ndërmarrësisë në Republikën e Kosovës Në këtë ngjarje, përveç ministrit Beqaj, pjesëmarrësve do t’u drejtohen edhe ministri Bedri Hamza, përfaqësues nga STKK dhe KIESA. Lansimi i Fondit për Inovacion dhe Ndërmarrësi për OJQ-të, do të bëhet ditën e enjte më 17 maj, nga ora 11:00, në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …