Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në këtë komunë organizojnë organizojnë tubim përkujtimor në nderim të dëshmorëve të kombit Visar Hoti dhe Safet Latifi, me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike të tyre. Tubimi përkujtimor mbahet më 18 prill 2019 në orën 13:00 në mjediset e SHFMU “Katër Dëshmorët”-në Ratkoc. Homazhe për të nderuar dëshmorët do të bëhen në Zatriq tek vendi i rënies me fillim në ora 11:00 duke vazhduar më pas me nderime dhe homazhe tek varrezat e dëshmorëve në fshatin Ratkoc në ora 12:30.
