Te enjten me 3 gusht 2017, në Shtëpinë e Kulturës në Skenderaj, do të përkujtohet dëshmori i kombit, Afrim Sadri Gashi, në 19-vjetorin e rënies, në altarin e Atdheut. Fillimisht, në orën 16.00 bëhen homazhe në varrezat e fshatit Kryshec për të vazhduar pastaj me Akademinë përkujtimore për dëshmorin, e cila do të mbahet në orën 17.00. Afrim Gashi ka rënë me 3 gusht të vitit 1998, në luftime kundër forcave serbe, në pozicionet e UÇK-së, në fshatin Llaushë të Drenicës.