Të enjte- 14 qershor 2018, Ministria e Infrastrukturës do të mbajë ceremoninë e përurimit të segmentit të tretë (i parafundit) të autoudhës R6, “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit. Përurimi këtij segmenti, do të mbahet nën moton e kampanjës “JO SHPEJTËSISË, PO SIGURISË”, e cila kampanjë ka për qëllim vetëdijesimin e ngasësve të automjeteve dhe rritjen e sigurisë në trafik.
Ceremonia e përurimit të segmentit të tretë do të mbahet në kyçjen \”Doganaj\” (Kaçanik), me fillim nga ora 11:00.