Të fuqizohet roli i gruas në Institucione

Deputetet e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu, Sala Berisha dhe deputete te tjera kishin një takim me Grupin e grave asambleiste të Mitrovicës.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe kryetari i  Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe gratë ansambleiste të komunës së Skenderajt.

Kryesuesja e Grupit të grave asambleiste të Mitrovicës, Ajnishahe Haziri, duke hapur takimin foli për aktivitetet e ndërmarra nga gratë ansambleiste dhe  rëndësinë e angazhimit të asambleisteve të reja në avancimin e pozitës së gruas.

Kryetari Bahtiri  ka thënë  se gratë kanë qenë pjesë e proceseve  dhe vendimeve më të rëndësishme të shtetndërtimit tonë, prandaj duhet të fuqizohet roli i gruas në shoqëri, fuqizimi i gruas ndikon edhe në zvogëlimin e papunësisë dhe duhet të jemi në hap me shtetet evropiane në përkrahje të fuqizimit të gruas.

Besa Veseli nga zyra për barazi gjinore në komunën e Mitrovicës i  njoftoi të pranishmet me angazhimin e deputeteve që legjislacioni të shikohet nga perspektiva gjinore. Janë disa ligje, si: Ligji për barazinë gjinore, Ligji kundër diskriminimit, Ligji për familjen etj, të cilët lidhen me të drejtat dhe interesin e gruas.

Kryetarja e Grupit të grave deputete, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se gjinia femërore çdo ditë e më shumë po bëhet më e përgatitur për të marrë përgjegjësi të reja në pozicione të rëndësishme por, sipas saj, ende ka probleme për avancimin e perspektivës gjinore në Kosovë. Ajo që mbetet ende shqetësuese është se gratë janë ato të cilat, në raport me burrat qëndrojnë shumë ulët në ranglistat e punësimit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, sidomos në nivelin lokal.

Deputetja Sala Berisha tha se me gjithë angazhimin e madh të grave, përfshirja e tyre në institucione është ende e vogël, sidomos në pozita  të rëndësishme udhëheqëse dhe  se barazia gjinore është e drejtë njerëzore e garantuar edhe me Kushtetutën e Kosovës, por ka ngecje  në avancimin e pozitës së gruas në nivelin lokal.

Kryesuesja e Grupt të grave të Mitrovicës, Ajnishahe Haziri  tha se në Komunën e Mitrovicës ka avancim të pozitës së grave dhe tani ato zënë  rreth 40% të punësimit në Komunë.

Në fund, të gjitha deputetet dhe grat asambleiste  së bashku me kryetarin Bahtiri vizituan fabrikën e kepurdhave “Hirano Mushroom” e cila pritet të hapet shumë shpejt në Mitrovice .

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …