TË GJITHA RRUGËT E KOSOVËS TË KALUESHME PËR QARKULLIM

Ministria e Infrastrukturës, njofton qytetarët se të gjitha rrugët regjionale, nacionale dhe autoudhët në Kosovë janë të kalueshme, por që kërkohet nga ngasësit që të mos udhëtojnë pa pajisje dimërore dhe ta përshtatin shpejtësinë. Që nga mesnata kur edhe kanë filluar reshjet e para të borës, kompanitë e kontraktuara nga ministria i kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mirëmbajtjen e rrugëve, në mënyrë që ato të jenë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim rrugor. Këtë e ka bërë me dije edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, të cilin po ua japim të plotë në vijim. “Në orët e para të mëngjesit jam informuar nga të gjithë menaxherët rajonal se kompanitë e kontraktuara janë duke punuar në pastrimin e rrugëve nga bora. Si rezultat, qytetarë të dashur, këtë të dielë mund të lëvizni lirshëm. Kujdes me shpejtësinë dhe mos udhëtoni pa pajisje dimërore. Vikend të këndshëm!”, thuhet në postimin e ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …