Të gjitha rrugët kryesore janë të kalueshme në Komunën e Malishevës

Të gjitha rrugët kryesore të Malishevës me fshatrat e saj, janë të kalueshme. Gjendja më e vështirësuar është në fshatrat në Malet e Berishës, përkatësisht në Berishë. Gjendjen e rrugëve e ka inspektuar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ka kërkuar angazhim të pandërprerë, në mënyrë që banorët e këtyre fshatrave, të mos kenë problem në lëvizjen e tyre. Reshjet e mëdha të borës, erërat e fuqishme dhe temperaturat e ulëta, kanë bërë që në fshatrat e thella malore, të ketë bllokim të rrugëve, të cilat gjatë natës dhe mëngjesin e hershëm, janë hapur disa herë, sidomos në fshatrat Berishë dhe Fshat i Ri. Rrugët në këto vendbanime, sikur edhe në fshatrat tjerë që shtrihen përgjatë Maleve të Berishës, janë të hapura, por duhet kujdes i shtuar gjatë vozitjes. Përndryshe, në fshatrat tjerë, rrugët janë të hapura dhe nuk ka probleme në qarkullimin e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …