Të gjitha rrugët kryesore në Malishevë të hapura

Të gjitha rrugët kryesore, në të gjitha fshatrat e komunës së Malishevës janë të hapura, përfshi edhe fshatrat në Malet e Berishës. Në 24 orët e fundit, është punuar pandërprerë për hapjen e rrugëve, që lidhin fshatrat me rrugët kryesore dhe qendrën komunale. Situata më e rëndë ka qenë në fshatrat në Malet e Berishës, por edhe ato rrugë janë hapur.

Erërat e forta kanë bartur borën në rrugë, duke shkaktuar bllokim të rrugëve me trashësi deri në një metër, por të gjitha këto rrugë kanë arritur të bëhen të qarkullueshme.

Gjatë gjithë ditës së sotme, sikur edhe ditëve të tjera Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka qëndruar në këto fshatra, duke parë nga afër largimin e borës së rrugëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …