TË GJITHA RRUGËT NACIONALE DHE REGJIONALE JANË TË KALUESHME PËR QARKULLIM

Ministria e Infrastrukturës njofton se të gjitha rrugët nacionale dhe regionale në vend janë të kalueshme për qarkullim, por kërkohet përshtatje e shpejtësisë me kushtet e rrugëve dhe motit. Gjatë natës së mbrëmshme, kur edhe kanë filluar reshjet e dobëta të borës në vendin tonë, si dhe gjatë ditës së sotme, kompanitë për mirëmbajtje të rrugëve të kontraktuara nga Ministria e Infrastrukturës, kanë intervenuar me kripë dhe rërë, në mënyrë që rrugët të jenë të kalueshme në tërë vendin. Ministria e Infrastrukturës, po ashtu bënë me dije se në kilometrin e 13-të të rrugës N-9, Pejë – Bogë, ka pasur rrëshqitje dheu dhe se edhe përkundër faktit që ekipet e mirëmbajtjes janë në terren, nuk përjashtohet mundësia për rrëshqitje të reja të dheut. Luten kalimtarët që frekuentojnë këtë segment rrugor që të kenë kujdes të shtuar, sikurse që kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, që të lëvizin me kujdes të shtuar duke iu përshtatur kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, si dhe të kenë me vete pajisjet dimërore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …