Të gjitha rrugët në Malishevë të pastruara nga bora

Pavarësisht reshjeve të shumta të borës, të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës, janë të pastruara nga bora dhe të kalueshme, përfshi edhe rrugët në fshatrat e thella malore.

Pastrimin e rrugëve nga bora e kanë parë nga afër edhe drejtori i shërbimeve publike, Rifat Mazreku dhe ai i shëndetësisë, Hajdin Berisha.

“Të gjitha rrugët janë të kalueshme, përfshi edhe fshatrat në Malet e Berishës dhe nuk ka asnjë problem për qarkullimin e automjeteve”, ka thënë drejtori Mazreku.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj u hap panairi dy ditor i makinerive dhe aksesorëve për përpunimin e drurit

Sot në Ferizaj u hap panairi dy ditor i makinerive dhe aksesorëve për përpunimin e …