Të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës janë të kalueshme

Të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës, janë të kalueshme dhe qarkullimi i automjeteve bëhet pa problem. Po ashtu edhe rrugët në fshatrat e thella malore, janë të kalueshme. Gjatë gjithë natës, pastrimin e borës nga rrugët, e ka inspektuar edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës Hajdin Berisha, i cili është ndarë i kënaqur me punën e bërë për pastrimin e rrugëve. Nënkryetari Berisha dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Milazim Morina, kanë deklaruar se të gjitha rrugët janë të hapura dhe nuk ka pengesa nga bora në rrugë, në tërë territorin e Komunës së Malishevës, edhe pse ka pasur rënie të shumta të borës, gjatë tërë ditës së shtunë.

Nënkryetari Berisha, gjatë tërë pasdites së diel dhe gjatë natës, i ka vizituar shumicën prej fshatrave, për të inspektuar gjendjen e rrugëve, përfshi edhe fshatrat e thella, si Berishë, fshat i Ri, Llapçevë e Panorc, fshatra të cilat gjatë reshjeve të borës, përballen me probleme në qarkullim.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …