????????????????????????????????????
Të gjitha rrugët në territorin e Malishevës, të kalueshme
14/12/2018
Institucionet
Të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës, janë të kalueshme dhe operatorët përgjegjës janë në terren duke mirëmbajtur dhe duke pastruar borën nga rrugët. Rrugët janë të kalueshme edhe në fshatrat e thella malore, ku gjithashtu është larguar bora nga rrugët, edhe pse reshjet e borës janë të vazhdueshme, por me intensitet të ulët. Të gjitha rrugët kryesore, e sidomos atë në fshatrat e thella malore, i ka inspektuar drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, i cili ka konfirmuar se rrugët janë të kalueshme, përkundër reshjeve të borës.
Po ashtu rrugët janë të kalueshme edhe në fshatrat e Maleve të Berishës, ku reshjet e borës janë më të mëdha.
Kontrolloni gjithashtu
Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …