leoni

Të gjitha rrugët të dërgonin në Gllogjan dhe Deçan për nderë të 24 Marsit   

Në përvjetorin  e tetëmbëdhjetë  te fillimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin, Ditës së Dëshmorëve të kësaj Zone, dhe përvjetorin e shtatëmbëdhjetë të sulmeve ajrore të Nato-s mbi caqet serbe. Të enjten të gjitha rrugët të dërgonin në Gllogjan dhe Deçan.

Fillimisht në kompleksin memorial te varrezave të ,,Dëshmorëve të Kombit,, në Gllogjan, aty ku prehen eshtrat e 85 dëshmorëve. Pos  familjes Haradinaj, homazhe kanë bërë delegacione nga të gjitha viset shqiptare, ambasador, deputet, në mesin e tyre ishte edhe shkëlqesia e tije Leka Zogu, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, përfaqësues të familjes Jashari dhe shumë personalitete tjera të cilat kishin ardhur për të kujtuar  këtë ditë.

Ku pikërisht më këtë ditë, forcat okupatore sllave, policore e ushtarake, ia mësynë epiqendrës së Dukagjinit, Gllogjanit heroik, ia mësynë familjes së madhe Haradinaj, me gjithë potencialin që kishin.

Bacë Hilmi Haradinaj më  gjeneralët trima Ramush, Shkëlzen e Daut Haradinaj, e gjithë familja Enver, Rasim, Bujar,Memë  e Frashër Haradinaj, me bashkëluftëtarë, po dërgonin atë ditë, anekënd trojeve tona, jehonën e pushkëve çlirimtare përcjellë me kushtrimin historik të luftës për liri. Ky 24 Mars ishte  ndërrimi epokal i kahjes historike të Lëvizjes sonë Kombëtare, u fuqizua atë ditë edhe me gjakun e tre dëshmorëve trima, tre luftëtarëve të orëve të para të lirisë: Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj.

Pas homazheve në Gllogjan, në Deçan vazhdoi manifestimin qendrorë .

Për të kujtuar atë ditë të madhe kanë folur i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, nder të tjera tha se 24 Marsi, është dita dhe ora e madhe e Historisë që na ka bashkuar sot. Ndër vite tash e 18 vjet bashkohemi në kujtim të ngjarjes së madhe, Epopesë së UÇK-së në Dukagjin, por sot kujtojmë edhe një tjetër ditë të madhe që pasoi një vit ma vonë, bombardimet e NATO-së. Ndërhyrja e NATO-së  në vitin 1999 po shënonte  hapin e parë historik të Aleancës Ushtarake perëndimore në mbrojtje të lirisë, dinjitetit dhe jetës së një populli. 24 Marsi në Gllogjan  dhe  24 Marsi i bombardimeve të NATOS kishin një qellim- mbrojtjen e një populli nga një projekt shfarosës  të Serbisë së Millosheviqit. Shqiptarët gjithmonë nga gjiri i vet nxorën djem e vajza që u flijuan për lirinë e Kosovës. Një zë e një pushkë ishte dëgjuar fuqishëm më 24 Mars të vitit 1998 në Gllogjan, nga një djalë i ri i asaj kohe nga Gjenerali Daut Haradinaj. Pushkë e cila kishte jehuar disa herë edhe para 24 Marsit. Kjo nisje e luftës frontale  po ndodhte në mes te UÇK-së dhe forcave serbe, nga trualli i Luan e Shkëlzen Haradinaj, nga shtëpia e Bacës Hilmi që po ja dhuronte Dukagjinit e Kosovës, luftëtarin dhe Komandantin Ramush Haradinaj i cili e nisi dhe e përfundoi Luftën në Kosovë, faqebardhe e krenar bashkë më UÇK-në. Atë ditë ranë  tre dëshmorët e betejës se 24 Marsit , Gazmend e Agron Mehmetaj dhe Him Haradinaj.

Për këtë ngjarje të madhe ka folur edhe Rrustem Berisha, komandat i brigadës 138 Agim Ramadani po ashtu shkëlqesia e  tij Princi Leka Zog i dytë , në emër të familjes Jashari ka folur bacë Rifat Jashari , ndërsa në emër te të gjitha familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës në Dukagjin ka foli z.Ramush Haradinaj.

Kjo ngjarje e madhe është përmbyllur më një program të pasur kulturo artistik ku kanë përformuar emra të njohur të estradës gjithë shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …