Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj dhe në bashkëpunim me shefin e Shtabit Emergjent Komunal Izet Zenuni dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit, janë furnizuar të gjitha shkollat e komunës së Deçanit me dezinfektues për dezinfektim të hapësirave të brendshme shkollore, rroba mbrojtëse, maska, doreza, pompa etj. Të gjitha këto furnizime bëhen në mënyrë që të jet një ambient i pastër dhe sa më i sigurt, shkaku i pandemisë. Komuna e Deçanit vazhdon të jet më e pastërta dhe e para sa i përket luftës kundër pandemisë Covid 19.
Urojmë që sa më shpejtë të largohet ky virus e të kthehemi në jetën normale.