Të Gjitha testet për Covid 19 brenda tri javëve në komunën e Vitisë kanë rezultuar negativ

Janë bërë 21 ditë që në komunën e Vitisë nuk është shënuar asnjë rast me Covid 19. Ky stabilitet, vjen si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të IKSHP-së dhe korrektësisë së qytetarëve, që kanë vepruar konform këtyre rekomandimeve, u tha në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim. Drejtoresha e QKMF-së në Viti Vjollca Kadolli, ka bërë të ditur se nga të gjitha testet që janë bërë për gjatë këtyre tri javëve, kanë rezultuar negativë. Ajo pohon se rasti i fundit pozitiv në komunën e Vitisë ishte shënuar më 30 prill, ndërkohë që për gjatë kësaj periudhe nuk ka asnjë të dyshuar me Covid 19. Ndërkohë në takimin e KKMSH-së, komandanti i stacionit policor në Viti kapiten Afrim Halili, theksoi se gjenda e sigurisë në komunën e Vitisë është e mirë, ndërkaq përmendi kontrollet e vazhdueshme në kafiteritë e qytetit, në mënyrë që të zbatohen masat gjatë punës së tyre. Ai njoftoi se sot ka filluar edhe tregu i gjelbër, duke pas parasysh ruajtjen e distancës. Kurse kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, u shpreh i kënaqur me situatën momentale dhe ka apeluar që të vazhdohet me zbatim të masave mbrojtëse dhe mos grumbullim të qytetarëve e dalje të pa nevojshme, në mënyrë që të tejkalohet edhe kjo fazë pa ndonjë rast me Covid 19. Ndryshe, komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, po vazhdon me klorifikim të rrugëve dhe trotuareve, si dhe dezinfektim të objekteve publike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu vizitoi Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu i shoqëruar nga drejtori i Shëndetësisë dhe …