leoni

Valmir Elezi

Të gjitha vendvotimet për zgjedhjet në pjesën veriore të Kosovës janë hapur me kohë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka njoftuar se të gjitha vendvotimet për zgjedhjet në pjesën veriore të Kosovës janë hapur me kohë. Në konferencën për medie, ai theksoi se procesi ka filluar mirë dhe i ka ftuar qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim. Ai ka shpjeguar më tutje se Të gjitha vendvotimet për zgjedhjet për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan dhe zgjedhjet për kuvende komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit, janë hapur me kohë. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka paraparë që sot të mbahen edhe tri konferenca tjera për medie në të cilat do të flitet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …