Të gjithë minatorëve të cilët kanë bojkotuar punën, ju ndalet pagesa për mëditje të rregullta nga data 24 tetor

Sot është dita e nëntë  prej kur minatorët e Minierës me Flotacion kanë hyrë në grevë. Ata  kërkojnë realizimin e pagës mujore me kohë dhe sigurimin e kushteve të punës dhe garanci me shkrim. Ushtruesi i detyrës, Enis Abdurrahmani, ka marrë vendim që t’u ndalohen pagesat për mëditje të rregullta dhe për shujtë të gjithë minatorëve që kanë qenë në grevë. “Të gjithë minatorëve  të cilët kanë bojkotuar punën, ju ndalohet pagesa për mëditje të rregullta si dhe pagesa për shujtë që nga data 24.10.2023” – thuhet në këtë vendim. Në arsyetimin e vendimit thuhet se kryeshefi është bazuar në atë që punonjësit kanë bojkotuar punën pa paralajmërim si dhe bazuar në Ligjin për grevat, ku thuhet se “Gjatë zhvillimit të grevës pezullohen detyrimet, që rrjedhin nga kontrata e punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar”.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të  Ditës së Forcës …