Të gjithë së bashku duhet të angazhohemi fuqishëm në parandalimin dhe eliminimin e punëve të rënda të fëmijëve

Gjatë takimit të Komitetit të Kosovës për Parandalimin dhe Eliminimin e Punëve të Rënda të Fëmijëve, Ministri Reçica tha se MPMS po bënë përpjekjet maksimale për parandalimin e kësaj dukurie. Së shpejti pritet të kalojë në lexim të dytë Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve i cili e plotëson koncept-dokumentin e hartuar nga MPMS për fushën sociale dhe familjare, koncept i cili gjithashtu parasheh qartë format për mbrojtje të fëmijëve si dhe adreson kompetencat e qarta për institucionet të cilat do të merren me këtë çështje.

Në këtë mënyrë, do të kemi më shumë qartësi në aspektin ligjor për trajtimin e kësaj dukurie të dëmshme për fëmijët, tha ministri i MPMS-së Skender Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …