leoni

Ka përfunduar debati lidhur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara

Të hënën, më 2 tetor, në orën 10:00, do të vazhdojë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Të hënën, më 2 tetor, në orën 10:00, do të vazhdojë seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021, ndërsa një ditë, më pas, do të mbahet seancë e re. Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga kryetari Kadri Veseli, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e grupeve parlamentare. Ndërkaq të martën, më 3 tetor, po ashtu në orën 10:00, Kuvendi do të mblidhet në seancë të re, në të cilën, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të shqyrtohet propozim-vendimi për formimin e komisioneve parlamentare.

Më pas, pritet të mbahet interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së, për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. Pas përfundimit të kësaj seance, në po të njëjtën ditë, pritet të mbahet një seancë e re, për shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në vlerë prej 70.5 milionë euro. Në mbledhjen e kryesisë pas një diskutimi midis përfaqësuesve të grupeve parlamentare, Kryesia vendosi t’i propozojë Kuvendit që të gjitha komisionet parlamentare të kenë nga 11 anëtarë. ​

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …