Me rastin e 20-të vjetorit të rënies heroike të Dëshmorëve të Kombit Skender Rexhepi-Hekuri nga fshati Mrasor dhe Fitim Duraku-Fita nga Krusha e Madhe, të hënën më 21 janar 2019 do të bëhen homazhe dhe nderohen dëshmorët e kombit sipas kësaj agjende: Në ora 10: 30- homazhe dhe nderime tek varrezat e dëshmorëve dhe Kompleksi Memorial në Krushë të Madhe. Në ora 11:30- homazhe dhe nderime tek vendi i rënies. Në ora 17:00- në nderim të veprës dhe sakrificës së Dëshmorëve, nën përkujdesjen e Kryeministrit të Kosovës z.Ramush Haradinaj, në Bibliotekën Kombëtare Pjetër Bogdani në Prishtinë do të organizohet Akademi Përkujtimore.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …