Në organizimin e Komunës së Mitrovicës dhe Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, të hënën me datën 04.02.2019 duke filluar nga ora 17:00, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, do të shënohet 19 vjetori i masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, ku në veriun e Mitrovicës u vranë 10 qytetarë shqiptarë, u plagosën 25 të tjerë si dhe ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre 1564 familje me gjithsej 11.394 anëtarë. Ftohen që të marrin pjesë në këtë ngjarje përkujtuese të gjithë qytetarët e Mitrovicës e posaçërisht familjarët e viktimave, të plagosurve dhe të dëbuarve. Paraprakisht do të ndizen qirinjtë tek shtatorja e heroit “Mehë Ukë” në shenjë respekti dhe përkujtimi për të vrarët në këtë natë tmerri.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …