Të hënën pritet të mbahet mblidhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Zyra e Kuvendit për medie njofton se gjatë kësaj mbledhje pritet është paraparë të miratohet procesverbali i mbledhjes paraprake, votimi i disa projektligjeve si dhe shqyrtimi i disa projektligjeve të tjera. Gjatë takimit të së hënës është paraparë edhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, si dhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …