Zyrtarët doganor kanë thënë se të hyrat doganore janë rritur për 200 milion euro krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Ata kanë shtuar gjithashtu se ka edhe një rritje të ndjeshme të shtimit të eksportit për në vendet tjera përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka deklaruar për “Ekonomia Online” se periudha e të hyrave për vitin 2021 është ndoshta një nga periudhat më të mira që nga themelimi i Doganës. Deri tani kemi arrit të mbledhim mbi 412 milionë euro, të cilat nëse krahasohen me periudhën e njëjtë paraprake, nënkupton që kemi të hyra më shumë për 25 për qind. Një zhvillim tjetër më interesant për ekonominë, është rritja e eksportit. Në krahasim me vitin e kaluar, që viti i kaluar ka qenë një prej viteve më të mira të eksportit në Kosovë, ne tani jemi rreth 200 milionë euro mallra të eksportuar ndërsa vitin e kaluar kemi pas 116 milionë euro, që nënkupton se ka një rritje rreth 70 për qind. Kësaj rritje të eksportit i ka kontribuar statusi preferencial tregtar, që Kosova gëzon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, status ky që i lejon dërgimin e mallrave të liruara nga detyrimet doganore, me qëllim të promovimit të rritjes ekonomike në shtetet në zhvillim.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …