“Të kujdesemi së bashku për Deçanin ekologjik”

Edhe komuna e Deçanit e përgatitur për aksionin i cili do të nis më 15 Shtator dhe do të përfundoi më 15 Dhjetor 2018 për largimin e të gjitha deponive ilegale për një qytet ekologjik ashtu siç e meriton Deçani. Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë aksion i cili Fillon nga Oborri i Komunës në ora 10:00. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, fton qytetarët e komunës së Deçanit të marrin pjesë në  aksionin e pastrimit “Ta pastrojmë Deçanin”, me qëllim të krijimit të një mjedisi të pastër për të gjithë ne, ti japim një imazh Deçanit qytet ekologjikë. Andaj ju bëjmë thirrje edhe institucioneve publike dhe private, bizneseve, shoqërisë civile,  grupeve rinore, fetare që t’i bashkohen aksionit. ,,Të kujdesemi së bashku për Deçanin Ekologjikë”. Agjenda e aktiviteteve për 15 shtator 2018 : Në ora 10:00,  Aksioni fillon në të gjithë komunën e Deçanit: 10:00 –11:45h  Rruga e “Dëshmorët e  Kombi”, Rruga “Luan Haradinaj”, Sheshi “Mentor Tolaj” Rruga “Sali Çeku”, Rruga e “UÇK-së”, rruga “Haki Povataj”, dhe Rruga “Manastirit”. Ora 12:00h -Tek Uji i Thartë “Gushavci’’. Ora 10:00- 13:00h  nga stafi punues  i institucioneve publike: Qendrat e Mjekësive Familjare, Shkollat,  Kompanitë private, bizneset, e bëjnë pastrimin mbeturinave në hapësirat rrethuese të tyre etj. Këtij aksioni i bashkohet kryetari i komunës z. Bashkim Ramosaj, Kompania Komunale e Pastrimit “Higjiena” bizneset private, firmat ndërtimore, OJQ-të, qytetarët e interesuar që dëshirojnë të kenë një ambient të pastër. Aksioni për pastrimin e deponive ilegale të mbeturinave do të vazhdoj sipas planit vepruese nga data 15 shtator -15 dhjetor 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …