Te “MAJA E SHKODRANIT”, u përmbyllën aktivitetet e EPOPESË SË UÇK-së në Rahovec. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili mbajti një fjalim përmbyllës, ku ndër të tjera tha: BETEJA PËR RAHOVECIN ISHTE PËRPJEKJE LEGJITIME PËR ÇLIRIMIN E VENDIT. Të respektuar familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës, të nderuar të pranishëm, mendoj se nuk mund të kishte përmbyllje më të mirë të aktiviteteve kushtuar betejës për Rahovecin, e njohur si Epopeja e Korrikut ’98, se sa duke u mbledhur në këtë vend që u bë sinonim i qëndresës dhe i flijimit. Në korrikun e atij viti të nxehtë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ndërmori një ndër veprimet më të guximshme dhe më të komplikuara, me synim futjen nën kontroll të Rahovecit me rrethinë. Ishte një përpjekje legjitime e UÇK-së për zgjerimin e territoreve të lira dhe për vazhdimin e luftës për çlirimin e krejt Kosovës. Pavarësisht faktit se raporti i forcave ishte në disfavorin tonë, megjithatë përpjekja e luftëtarëve të lirisë ishte heroike, parë në këndvështrimin atdhetar e liridashës. Rahoveci u bë gur prove për betejat urbane, me ç’rast armiku edhe një herë e dëshmoi qasjen antihumane e gjenocidale karshi shqiptarëve. Nëpër rrugët e Rahovecit mbetën të vrarë e të pavarrosur burra e gra, fëmijë e pleq, ndërsa kundërmonin kafshët shtëpiake të vrara e të lëna mbi tokë. Shtëpi të shumta të djegura e objekte të shumta ishin bombarduar me artileri të rëndë, nxirrnin tym e flakë. Serbët rrëmbyen qindra banorë të pafajshëm të Rahovecit, duke i torturuar e mbajtur të mbyllur pa asnjë provë fajësie, disa prej të cilëve vdiqën nga torturat. Ishte ky çmimi që Rahoveci me rrethinë e pagoi për shkak të dëshirës së madhe për të jetuar të lirë në tokën stërgjyshore. Në fushëbetejë mbetën shumë luftëtarë, jo vetëm nga Rahoveci, por edhe nga Malisheva, Peja, Drenica e madje edhe nga Shkodra.
-
Abdullah Zijajdin Bugari,
-
Agim Binak Çelaj,
-
Shejh Myhedini
-
Agim Veli Kelmendi,
-
Afrim Fazli Krasniqi,
-
Arian Xhemil Brahimi,
-
Bajram Hysen Veliu,
-
Bekim Shaban Isma,
-
Eshrefedin Rexhep Kastrati,
-
Faik Hajredin Rama,
-
Gani Xhemë Paçarizi,
-
Gëzim Salih Hamza,
-
Gëzim Fahredin Mullabazi,
-
Habib Halil Berisha,
-
Hamdi Sadri Berisha,
-
Liman Destan Gegaj,
-
Mizahir Jetullah Isma,
-
Ramadan Morina,
-
Remzi Sadri Ukshini,
-
Ruzhdi Xhemë Xhuliqi,
-
Sadik Hafir Shala,
-
Shkelzim Halit Zllanoga,
-
Samir Selim Nurkasa,
-
Tafil Zyberaj,
-
Xhafer Zenel Nurkasa dhe
-
Xhevat Ymer Kasapi.