Urimet e krerëve të institucioneve dhe kryetarëve të partive për festën e Bajramit të Madh

Të martën, më 5 korrik 2016, është dita e parë e Bajramit të Madh ( Fitër-Bajram)

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka bërë të ditur se  muaji i Ramazanit përfundon ditën e  hënë, më 4 korrik 2016, ndërsa dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është të martën, më 5 korrik 2016. Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe fillon në orën 4.15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Sulejman ef. Fejzullahu. Namazi i Fitër – Bajramit falet në orën 5:40 minuta të cilit do t’i prijë, Sabri ef. Bajgora-kryeimami i BIK-ut. Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës,  Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Me rastin e  Fitër – Bajramit, ditën e parë të festës, më 5 korrik 2016, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, tradicionalisht, organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë së BI të Kosovës nga ora 9:00-12:00. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Fitër- Bajramit, duke e lutur Zotin që t’i ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe përkushtimet e besimtarëve islamë.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …