Do të mbahet seanca gjyqësore kundër aktivistëve të Vetëvendosjes të dyshuar për sulm kundër Kuvendit

Do të mbahet seanca gjyqësore kundër aktivistëve të Vetëvendosjes të dyshuar për sulm kundër Kuvendit

Do të mbahet seanca gjyqësore  kundër aktivistëve të Vetëvendosjes të dyshuarve për sulmin kundër Kuvendit të Kosovës, që ka ndodhur më 4 gusht 2016. Avokati mbrojtës i njërit të dyshuar, Tomë Gashi ka thënë se secili prej aktivistëve të Vetëvendosjes do të deklarohet i pafajshëm, sepse nuk ka asnjë provë që do të mund ta vërtetojë fajësinë e tyre. Të akuzuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës janë katër aktivistë të Vetëvendosjes: Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi. Në mesin e  të akuzuarave ishte edhe Astrit Dehari, i cili ka humbur jetën më 4 nëntor 2016, në burgun e Prizrenit, gjatë kohës që mbahej në paraburgim. Në seancë do të lexohet akuza dhe secili prej aktivistëve të Vetëvendosjes do të deklarohet i pafajshëm, sepse nuk ka asnjë provë që do të mund ta vërtetojë fajësinë e tyre dhe sipas dispozitave ligjore ne do të kundërshtojmë aktakuzën, ka thënë për KosovaPress, Tomë Gashi, avokati mbrojtës i të akuzuarit Frashër Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …