Të mbijetuarit vitias të masakrës së Dubravës dekorohen nga Kryetari Haliti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në një takim të mbijetuarit e masakrës së Dudravës nga kjo komunë, Xhevat Hazirin, Visar Demirin dhe Bislim Bislimin. Që të tre gjatë kohës së luftës ishin të burgosur në burgun e Dubravës, ku para rreth dy dekadave kishte ndodhur një masakër ndaj shqiptarëve të burgosur nga autoritetet policore e ushtarake të Serbisë. Në prag të 20 vjetorit të përkujtimit të kësaj masakre famëkeqe, por edhe në 550 vjetorin e vitit të Skënderbeut, Kryetari Haliti i ka dekoruar ata. Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …