Forca e Sigurisë së Kosovës sivjet do të shënojë Ditën e Forcës me flamuj e emblema të reja për secilën njësi. Ato janë dekretuar nga kryetari i Kosovës dhe të mërkurën ushtarët e FSK-së do të parakalojnë për herë të parë me mandat të ri ushtarak. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama thotë se sivjet Dita e Forcës do të jetë e veçantë për të gjithë Kosovën, meqë do të jenë zyrtarisht për herë të parë me mision dhe mandat të ri ushtarak. Të mërkurën FSK do të shënojë ditën e saj, me një ceremoni në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Kjo është hera e parë që FSK shënon “Ditën e Forcës” me mision dhe mandat të ri ushtarak, pas fillimit të fazës së tranzicionit që erdhi pas miratimit të ligjeve për FSK-në në Kuvendin e Kosovës.
