Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës organizojnë Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2016” i cili hapet të mërkurën në Qendrën e Panaireve, në fshatin Bërnicë të Prishtinës.
Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “PRISHTINA 2016” do të mbahet në një hapësirë prej 6000m2 dhe është një manifestim tradicional ndërkombëtar në të cilin marrin pjesë ndërmarrjet nga Kosova, rajoni dhe më gjerë dhe për vizitor të shumtë do të jetë i hapur deri të shtunën 23 prill.
Hyrja për vizitor si dhe transporti me autobus, çdo gjysme ore prej qytetit deri në panair dhe anasjelltas janë falas.