Shoqëria “Lëvizja”, Shoqata e të Burgosurve Politik dhe Shoqata e Historianëve në Maqedoni me rastin e 30-vjetorit të demonstratës në Kumanovë në mbrojtje të arsimit dhe shkollave shqipe organizojnë Akademi përkujtimore. Kjo ngjarje do të mbahet me 29 gusht 2018 në ora 15:00 në sallën e ish Komitetit Komunal të Kumanovës. Në këtë Akademi do të shfaqet një dokumentar për demonstratën, që u bë kundër dhunës dhe shtypjes me moton për “mbrojtjen e shkollës shqipe” dhe do të mbahen kumtesa e do të jepen mirënjohje.
