Donacionet nga Serbia kanë sjellë përplasje verbale mes detpuetëve në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës

Të mërkurën mbahet seanca e jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë e kërkuar nga LDK dhe Vetëvendosje

Përderisa Qeveria e Kosovës ka aprovuar projektligjin për dialogun me Serbinë, Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të mërkurën tëm bahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për këtë dialogun Kosovë-Serbi e cila do filloj prej orës 10:00. Këtë e ka  konfirmuar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu. Kujtojmë se para tre ditësh deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës kishin mbledhur nënshkrimet e nevojshme për një seancë të jashtëzakonshme. Këto dy parti opozitare kanë thirrur këtë seancë për të diskutuar për draft marrëveshjen e propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë. Në arsyetimin e kësaj kërkese thuhet se ky dokument i propozuar nga Qeveria është shumë problematik dhe se sipas tyre, pas debatit do të propozohet një rezolutë.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …