Zëvendës-kryeministri, Behxhet Pacolli, ditën e mërkurë do të jetë pjesë e delegacionit nga Kosova për bisedime me Serbinë, në Bruksel. Ai ka thënë se në këtë ekip duhet të jetë edhe opozita dhe ekspertë të tjerë. Ka thënë se dialogu me Serbinë është i përgatitur nga miqtë e Kosovës dhe s’mund të ndalet. Platforma e publikuar është ajo çka mund të flitet me Serbinë. Sipas tij, kompromiset e Kosovës kanë përfunduar me Pakon e Ahtisarit. Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli ka thënë se formati i dialogut me Serbinë është i përcaktuar të zhvillohet nën udhëheqjen e dy kryetarëve, prandaj edhe e sheh të pamundshme që këtij procesi t’i prijë dikush tjetër pos, Hashim Thaçit. Opsioni tjetër, sipas Pacollit, është nëse Parlamenti i Kosovës arrin të ndërrojë Presidentin dhe në vend të Thaçit të emërojë dikë tjetër. Derisa Kosova nuk e ndërron Presidentin, Pacolli thotë se duhet të shkohet në dialog të bashkuar dhe jo të ndarë përballë një shteti siç është Serbia. “Së pari është bërë një përgatitje, jo vetëm kosovare, ndërkombëtare për fillimin e dialogut. Është bërë kjo për arsye se ka një koordinim mes partnerëve miq të Kosovës.
