Të mërkurën (më 26 shtator), në orën 13:00, OVL UÇK, degët e Dukagjinit, kanë thirrur protestë tek Pallati i Drejtësisë në Veternik-Prishtinë, në mbrojtje të vlerave të luftës dhe dinjitetit të luftëtarit të UÇK-së. “Të mërkurën më 26 shtator 2018, në orën 13:00, protestojmë te Pallati i Drejtësisë në Veternik-Prishtinë, në mbrojtje të vlerave të luftës dhe dinjitetit të luftëtarit të UÇK-së. Ftojmë bashkëluftëtarët dhe të gjithë qytetarët të protestojmë kundër padrejtësisë së radhës që i bëhet luftës së shenjtë të UÇK-së. Faleminderit Kosovë”, ka shkruar në një postim të tij Gazmend Syla, këshilltar për çështje të veteranëve të luftës në kuadër të Zyrës së kryeministrit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …