Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mërkurën të mbahet seanca e jashtëzakonshme me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, LDK-ja e ka bërë për të shqyrtuar dhe për të mbajtur debat parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …